Botë

Gjykata do të vendosë për fatin e luftëtarëve të Mariupolit

Ushtaret ukrainas

Një gjykatë do të vendosë për fatin e luftëtarëve ukrainas që janë dorëzuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ka thënë një udhëheqës separatist në Ukrainën lindore.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Tass”, lideri seperatist i Donetskut, Denis Pushilin ka thënë se “nëse kundërshtari ka ulur armët, gjykata vendos për fatin e ardhshëm”.

Ai ka thënë se çdo ukrainas që rezulton se është “kriminel neo-nazistë lufte” duhet të përballet me gjykatën ndërkombëtare.

Pushilin ka thënë se komandantët e lartë në fabrikën e çelikut janë ende brenda fabrikës dhe nuk janë dorëzuar ende, raporton Reuters, duke cituar mediat lokale.