Botë

Kriza financiare në spitalet e reja në SHBA

Descriptive Text

Pas dy vjetësh në pandemi, spitali me 29 shtretër, 40 milionë dollarë, me hollin e ngritur nga dielli dhe me 110 punonjës është ndër tri qendrat mjekësore në Shtetet e Bashkuara që thonë se po humbasin miliona në pandeminë federale, ngaqë objektet janë aq të reja sa u mungojnë pasqyrat e plota financiare të para krizës për ta vërtetuar se sa kishin kushtuar

Një qytet i tërë kishte festuar në vitin 2020, kur në fillim të pandemisë së koronavirusit u hap Qendra Mjekësore Rajonale në Thomasville duke ofruar ilaçe më të avancuara që më parë nuk ishin të disponueshme në një pjesë të varfër dhe të izoluar të Alabamas.

Koha për prerjen e shiritit dukej e përsosur. Opsionet e reja të trajtimit ishin të disponueshme në zonën pa shërbime, tamam kur po shpalosej një krizë globale shëndetësore.

Mbyllje e detyruar

Në fund, po ajo kohë, mund të jetë arsyeja për mbylljen e spitalit.

Pas dy vjetësh në pandemi, spitali me 29 shtretër, 40 milionë dollarë, me hollin e ngritur nga dielli dhe me 110 punonjës është ndër tri qendrat mjekësore në Shtetet e Bashkuara që thonë se po humbasin miliona në pandeminë federale, ngaqë objektet janë aq të reja sa u mungojnë pasqyrat e plota financiare të para krizës për ta vërtetuar se sa kishin kushtuar.

Në Thomasville, zyrtarët e spitalit kanë punuar më shumë se një vit për t’i bindur zyrtarët federalë se duhet të kishin marrë 8.2 milionë dollarë nëpërmjet Aktit Cares, jo vetëm 1 milion dollarë që morën. Me borxhin total prej 35 milionë dollarësh, kërkimi bëhet më urgjent çdo ditë, ka bërë të ditur shefi ekzekutiv Curtis James.

“Asnjë spital nuk mund të qëndrojë pa marrë paratë e Aktit Cares, që morën të gjithë të tjerët”, ka theksuar James.

Punonjësit po përpiqen të kursejnë para duke i reduktuar furnizimet, mirëpo banorët, përfshirë Judy Hutton, janë të shqetësuar për të ardhmen e spitalit. Hutto udhëtoi atje kohët e fundit për teste nga shtëpia e saj 15 milje jashtë vendit.

“Zonat kanë nevojë për të”, tha ajo. “Është spital i bukur”.

Image

Boshllëk i madh

Themeluesi Barry Beus gjithashtu po përpiqet ta mbyllë boshllëkun në Spitalin Rajonal Rock, që ndodhet në jug të Wichitas në Derby, Kansas. Spitali duhet të jetë 15.8 milionë dollarë, thanë zyrtarët, por për shkak se ai u hap në prill të vitit 2019 dhe i mungojnë pasqyrat financiare të plota para pandemisë, ai ka marrë vetëm pak më shumë se 985 mijë dollarë.

E vetmja gjë që e ka shpëtuar objektin nga rrënimi financiar deri më tani është bashkëpunimi i mjekëve, kontraktorëve dhe shitësve që nuk kanë bërë presion për pagesa, ka thënë ai. “Nëse i humbasim ata, e humbim edhe spitalin”, ka theksuar Beus.

Spitali rajonal “Three Crosses” u hap në vitin 2020 në Las Cruces, Nju Meksiko, dhe grumbulloi një humbje marramendëse prej 16.8 milionë dollarësh në vetëm tri të katërtat, ndërkaq mori vetëm 28 mijë dollarë ndihmë, ka treguar Landon Fulmer, lobist në Uashington që punon me të tri spitalet për të marrë fonde shtesë. Çdo institucion është duke u penalizuar për të qenë i ri, edhe pse ata ofruan të njëjtin kujdes të kushtueshëm për COVID-19 si qendrat e tjera mjekësore dhe humbën të ardhurat nga procedurat e tjera, përfshirë operacionet me zgjedhje.

“Është vërtet situatë mjaft e çuditshme në njëfarë mënyre, situatë që nuk duhej të kishte ndodhur”, ka shpjeguar Fulmer.

Me rreth 420 mijë ofrues të kujdesit shëndetësor në mbarë vendin që tashmë marrin ndihmë nga një fond prej 178 miliardë dollarësh, Qeveria nuk po mbulon 100% të humbjeve për askënd, tha Chris Lundquist, zëdhënës i Administratës së Burimeve dhe Shërbimeve Shëndetësore të SHBA-së, i cili po e mbikëqyr programin.

“HRSA është përpjekur të sigurojë sa më shumë mbështetje për sa më shumë spitale të jetë e mundur brenda kufijve të ligjit dhe financimit”, vuri në dukje ai. Agjencia tha se përdori informacionin financiar të përafërt për spitalet që u hapën në vitin 2019 ose 2020 për të krijuar sistem pagese të barabartë.

“Ata të gjithë kanë marrë fonde”, ka thënë Lundquist.

Fillimi i mbarë

Teksa praktikisht flitet për të gjitha paratë e ndihmës, Lundquist tha se spitalet që kërkojnë ndihmë shtesë mund të kalojnë një proces apelimi. Spitalet gjithashtu mund të kërkojnë ndarje shtesë ose financim në vitet e ardhshme fiskale. Të tri spitalet thonë se meritojnë më shumë.

Zyrtarët në Thomasville po përpiqen ta përdorin ndikimin e Kongresit. Kryebashkiaku Sheldon Day ka bërë disa udhëtime në Uashington, D.C., për të folur me anëtarët e delegacionit të Kongresit të shtetit dhe me zyrtarët shëndetësorë, kurse presidenti i Shoqatës Spitalore të Alabamas, dr. Don Williamson, ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë duke kërkuar ndihmë.

E vendosur në Alabaman jugperëndimore, Thomasville shtrihet brenda një zone të varfër të quajtur Brezi i Zi. Rreth 70% e banorëve të Brezit të Zi kualifikohen për Medicare ose Medicaid, kurse kujdesi shëndetësor ka qenë i kufizuar për breza.

Spitali i fundit u mbyll në Thomasville më shumë se një dekadë më parë, duke lënë vetëm spitalet që ofrojnë më pak shërbime në rajonin përreth. Zyrtarët punuan për vite të tëra për të siguruar një spital të ri, në mënyrë që banorëve të mos u duhej të udhëtonin 90 minuta për shërbime të teknologjisë së lartë si imazhet digjitale, opsionet e plota kirurgjikale, ekokardiogramet, mamografia 3D e më shumë.

Duke përdorur një partneritet midis qytetit dhe një autoriteti komunal të kujdesit shëndetësor, Thomasville Regional siguroi fonde federale nga Departamenti i Bujqësisë dhe u hap në 3 mars 2020, përpara se rastet e COVID-19 të merrnin zjarr.

“Menduam se kishim një fillim të mirë”, është shprehur James, shef ekzekutiv. “E më pas gjithçka mbyllet”.

Pacientët ndaluan së paraqituri për skanime, operacione me zgjedhje, mamografi dhe shërbime të tjera për të fituar para për shkak të mbylljeve të pandemisë, dhe raportet financiare që dukeshin premtuese u rrezikuan brenda javësh.

Duke pranuar se spitalet e reja nuk mund të llogaritnin humbjet nga COVID-19, sepse nuk mund të krahasonin numrat e vitit 2020 me vitet e kaluara, Shërbimet Shëndetësore dhe Njerëzore i lejuan spitalet të përdorin numrat e buxhetit për llogaritjet, në vend të pasqyrave financiare të mëparshme. Kjo është mënyra se si spitali përcaktoi se po i mungonin më shumë se 7 milionë dollarë ndihmë, tha James.

Ndërsa spitali është ende duke pritur për atë ndihmë, tha ai, Qeveria pranoi të sigurojë 1 milion dollarë ndihmë që shkoi për të gjitha spitalet e tjera.

“Kjo ishte në rregull, por spitalet e tjera që janë në rajonin tonë morën 8 milionë dollarë, 9 milionë dollarë”, bëri të ditur ai.

Fondi mjekësor i pronave mjekësore me bazë në Birmingham kohët e fundit i dha spitalit 2 milionë dollarë dhe James tha se udhëheqësit janë të bindur se Thomasville Regional përfundimisht do të marrë ndihmën shtesë federale. “Ama do të duhet kohë”, ka përfunduar James.

Përktheu: Blerta Haxhiu