Botë

Norvegjia do t’u dalë në mbrojtje Suedisë e Finlandës në rast të ndonjë agresioni

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda kanë thënë se do t’u dalin në ndihmë Suedisë e Finlandës në rast të ndonjë sulmi eventual pas aplikimit për anëtarësim në NATO.

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere ka thënë se do t’i përkrahin fqinjët nordikë në çdo mënyrë në rast se sulmohen.

“Së bashku me Danimarkën e Islandën, Norvegjia qëndron në gatishmëri për të ndihmuar fqinjët nordikë në të gjitha mënyrat në rast se bëhen viktima të agresionit në territorin e tyre, para se të anëtarësohen në NATO”, ka thënë Stoere, raporton BBC.

Finlanda e Suedia kanë konfirmuar se do të aplikojnë për anëtarësim në NATO. Ky vendim është përcjellë me reagime nga Rusia.