Botë

Shangai hapet më 1 qershor pas 6 javësh izolim nga COVID-19

Shangai, Kinë, COVID-19, maj 2022

Shangai do të rihapet gradualisht dhe synon të rifillojë jetën normale nga 1 qershori i, pas shtrëngimit të masave si pasojë e përhapjes së COVID-19 gjatë javëve të fundit, raportoi të hënën “Al Jazeera”.

Qyteti kinez ka njoftuar planet për t’u rihapur gradualisht pasi kaloi më shumë se gjashtë javë në izolim.

Autoritetet e qytetit njoftuan se hapja do të zhvillohet në faza, ndërsa jeta normale do të rifillojë më 1 qershor.

Prioritet i Shangait do të jetë rifillimi i prodhimit dhe më pas biznesi tregtar, citohet të ketë thënë nënkryetari i bashkisë, Zong Ming.

Dyqanet ushqimore dhe farmacitë do të lejohen të hapen këtë javë, si dhe mësimi me prezencë fizike në disa shkolla.

Izolimi i Shangait dhe qyteteve përreth ka ndërprerë zinxhirët globalë të furnizimit, pasi rajoni është një nga qendrat industriale më të rëndësishme të Kinës.