Botë

Gjermania e gatshme ta përshpejtojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkohen shumë shpejt NATO-s

Gjermania është shprehur e gatshme të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, ka thënë të dielën ministrja e saj e Jashtme, Annalena Baerbock, raportoi BBC-ja.

Procesi i anëtarësimit të anëtarëve të rinj në këtë aleancë zakonisht mund të zgjasë deri në një vit, por, sipas Reuters, Annalena Baerbock ka thënë se ministrat që u mblodhën për takimin e NATO-s në Berlin kanë rënë dakord se momenti nuk duhet humbur.

"Gjermania ka përgatitur gjithçka për të bërë një proces të shpejtë ratifikimi", ka thënë Baerbock para gazetarëve.

Homologia e saj kanadeze, Melanie Joly, ka thënë se shpreson që çdo marrëveshje për vendet që do të bashkohen mund të arrihet brenda javësh.