Botë

Ushtari amerikan sulmohet nga ariu në Alaskë dhe vdes

Descriptive Text

Një ushtar i cili u sulmua për vdekje nga një ari në Alaskë është identifikuar nga ushtria amerikane si një parashutist dhe veteran i luftës në Afganistan, raportoi BBC të premten.

Seth Michael Plant u sulmua gjatë një stërvitjeje në bazën Elmendorf-Richardson në Anchorage.

Një tjetër ushtar u lënduar. Zyrtarët ende janë duke e kërkuar ariun.

Sulmi ndodhi në një hapësirë të braktisur të bazës e cila është më e madhja në Alaskë.

Ai hyri në ushtri në vitin 2015 dhe u stacionua në bazë në korrik 2021.

Besohet se një ari i murrmë e sulmoi, që dyshohet të ketë qenë femër dhe se veproi në mbrojtje të vegjëlve.

Ariu mund të vritet kur të gjendet pasi është i përfshirë tani në sulm fatal.