Botë

Pse Suedia e ka më të vështirë aplikimin për anëtarësim në NATO

Descriptive Text

Pas vendimit të Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n, Suedia do të shpallë vendimin e saj të dielën, shkruan BBC të enjten.

Nëse vendi skandinav vendos t’i bashkohet aleancës, do t'i jepte fund 200 vjetëve të neutralitetit ushtarak.

Në Finlandë, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, popullariteti i NATO-s ka arritur rekord. 76 për qind të të anketuarve duan anëtarësimin në aleancë, sipas sondazhit të fundit të opinionit.

Në Suedi, situata është ndryshe. Sondazhet tregojnë se 57 për qind e popullsisë dëshiron t'i bashkohet aleancës mbrojtëse. Ky disponim është shumë më i lartë sesa para luftës, por socialdemokratët e Suedisë janë ndarë për këtë çështje dhe aktualisht janë duke mbajtur konsultim të brendshëm.

Por vendimi i Finlandës do të ketë ndikim në vendimin e Suedisë.

“Finlanda është partneri më i ngushtë i sigurisë dhe mbrojtjes së Suedisë dhe ne duhet të marrim parasysh vlerësimet e Finlandës”, ka thënë ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, të enjten.

Finlanda ndan mbi 1300 km kufi me Rusinë.