Botë

Aleati i Putinit paralajmëron Perëndimin për rrezikun e konfliktit me NATO-n

Një nga aleatët më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, ka reaguar ndaj lajmeve se Finlanda dhe Suedia po i afrohen më shumë anëtarësimit në NATO dhe ka paralajmëruar perëndimin se mbështetja e tij ushtarake në rritje ndaj Ukrainës rrezikon të shkaktojë një konflikt midis Rusisë dhe aleancës ushtarake.

Dmitry Medvedev, ish-president i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit rus, tha se një konflikt i tillë me NATO-n bart gjithmonë rrezikun e shndërrimit në një luftë të plotë bërthamore, shkruan Sky News.

“Vendet e NATO-s që pompojnë armë në Ukrainë, stërvitin trupa për të përdorur pajisjet perëndimore, dërgojnë mercenarë dhe stërvitjet e vendeve të Aleancës pranë kufijve tanë, rrisin gjasat e një konflikti të drejtpërdrejtë dhe të hapur midis NATO-s dhe Rusisë”, tha ai në një postim në Telegram.

“Një konflikt i tillë ka gjithmonë rrezikun që të kthehet në një luftë të plotë bërthamore. Ky do të jetë një skenar katastrofik për të gjithë”, ka thënë ai.