Botë

Koreja e Veriut mbyllet pas rasteve të para zyrtare me COVID

Descriptive Text

Koreja e Veriut ka urdhëruar një mbyllje strikte nacionale pasi konfirmoj rastet e para zyrtare me infeksion me COVID-19, raporton BBC.

Mediumi shtetëror korean ka raportuar një përhapje të variantit Omicron në kryeqendër Pyongyang, por nuk ka treguar numrin e saktë të rasteve.

Sipas KCNA-së, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka premtuar të ndalojë përhapjen.

Mirëpo, ekspertët besojnë se virusi ka qenë gjatë prezent në shtet.

Thonë se shteti me 25 milionë banorë është i cenueshëm, pasi Koreja e Veriut ka refuzuar të administrojë një program të vaksinimit me COVID-19, madje ka refuzuar edhe ofertat nga komuniteti ndërkombëtar për furnizim me miliona të vaksinave AstraZeneca dhe asaj kineze Sinovac.

Mjeti kryesor i Koresë së Veriut për ta luftuar COVID-in, ka qenë mbyllja e kufijve. Ishte një nga vendet e para që e bëri këtë, në janar të vitit 2020.