Botë

SHBA: Afrika është bërë caku kryesor i sulmeve terroriste

SHBA: Afrika është bërë caku kryesor i IS-it

Një zyrtare e lartë amerikane ka thënë të mërkurën se bota duhet të jetë vigjilente për kërcënimin e vazhdueshëm nga grupi i Shtetit Islamik rreth globit, veçanërisht në Afrikë, raportoi AP-ja.

Victoria Nuland, nënsekretare e shtetit për politikë të jashtme, ka thënë se kërcënimi i IS-it është veçanërisht i lartë në kontinentin afrikan, i cili sipas saj, pati afër 500 incidente terroriste nga IS-i në vitin 2021 duke rezultuar me vdekjen e më shumë se 2900 personave.

“Në të njëjtën kohë kur po parandalojmë përhapjen e IS-it në Irak dhe Siri, ne duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj kërcënimit të vazhdueshëm që paraqet për botën, veçanërisht në kontinentin afrikan”, tha ajo.

IS-i në kulmin e fuqisë së tij kontrolloi shumë hapësira duke u shtrirë nga Siria deri në Irak dhe kishte pushtet mbi 8 milionë persona. Humbi pjesën e fundit të territorit në lindje të Sirisë në mars të vitit 2019 pas luftës 1-vjeçare botërore kundër grupit.

Që nga ajo kohë, është fshehur dhe ka mbajtur pozicion të nivelit më të ulët, përfshirë bombardimet në rrugë dhe sulmet me cak forcat e sigurisë në Irak dhe Siri.