Botë

Johnson do të diskutojë sot për sigurinë e Evropës me Suedinë dhe Finlandën

boris jonhson, britania e madhe, anglia, 14 prilli

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të vizitojë të mërkurën Suedinë dhe Finlandën për të diskutuar luftën në Ukrainë, derisa të dy vendet pretendojnë që t’i bashkohen aleancës së NATO-s.

Johnson do t’i takojë liderët e të dyja shteteve gjatë një udhëtimi 24-orësh të mërkurën.

Zëdhënësi i tij tha se ka të bëjë me sigurinë e Evropës, shkruan BBC.

Është rritur mbështetja për bashkimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, pavarësisht historisë së tyre të gjatë të ndjekjes së politikave të neutralitetit ushtarak për të shmangur konfliktin me fuqitë rajonale.

Të dy vendet do të vendosin brenda ditësh nëse do t’i bashkohen aleancës.