Botë

Rusia nuk planifikon t’i mbyllë ambasadat në Evropë

Rusia nuk planifikon t’i mbyllë ambasadat në Evropë

Rusia ka thënë se nuk e ka në plan të mbyllë ambasadat e saj në Evropë pas masave që janë marrë nga Perëndimi për shkak të pushtimit të Ukrainës

“Kjo nuk është në traditën tonë”, ka thënë zëvendësministri i jashtëm, Alexander Grushko, për agjencinë e lajmeve RIA. “Ne gjithashtu besojmë se puna e diplomatëve është e rëndësishme”.

Vendet perëndimore kanë vendosur një sërë masash ndëshkuese, duke përfshirë sanksionimin e zyrtarëve kryesorë rusë, ngrirjen e aseteve të bankës qendrore ruse dhe ndalimn e importeve të naftës ruse, për ta shtyrë Moskën të përfundojë ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë, shkruan BBC.

Të hënën, ambasadori i Rusisë në Poloni u godit me ngjyrë të kuqe nga njerëzit që protestonin kundër luftës. Ai u pengua të vendoste lule në një varrezë sovjetike në Varshavë për të përkujtuar 77-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.