Botë

Putini mbron pushtimin e Ukrainës, Zelensky i bindur në fitore

Descriptive Text

Rusia ka shënuar 75-vjetorin e fitores sovjetike karshi Gjermanisë naziste me paradë të madhe ushtarake në Sheshin e Kuq.

Sipas mediave ruse, më shumë se 11 mijë trupa dhe 131 njësi me pajisje ushtarake kanë marrë pjesë në paradë.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se operacioni special ushtarak, sikur i referohet vazhdimisht pushtimin rus të Ukrainës, ishte i domosdoshëm. Nuk ka folur lidhur me mundësinë e shpalljes zyrtare të luftës Ukrainës, që do t’i hapte rrugë mobilizimit të përgjithshëm.

“Po u adresohem forcave tona të armatosura dhe milicive në Donbas. Ju po luftoni për atdheut tuaj, andaj askush nuk duhet të harrojë mësimet e Luftës së Dytë Botërore, andaj nuk ka vend në botë për ekzekutuesit dhe nazistët”, ka thënë Putin.

Putini vazhdimisht u është referuar liderëve të Ukrainës si nazistë, edhe pse janë zgjedhur në mënyrë demokratike. Madje, presidenti Zelensky është ukrainas hebraik.

Në Ditën e Evropës, që në Rusi njihet zyrtarisht si Dita e Fitores, Zelensky ka shpërndarë një video-adresim, duke shënuar përvjetorin e fitores ndaj fashizmit. Ai ka thënë se shumë shpejt do të ketë dy dita të fitores në Ukrainë.

“Dikush po lufton për babanë Car, Fyrerin, partinë dhe shefin, dhe ne po luftojmë për Mëmëdheun. Ne kurrë nuk kemi luftuar kundër askujt. Ne gjithnjë luftojmë për veten. Për lirinë tonë. Për pavarësinë tonë. Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë, dhe prandaj ne do të fitojmë”, ka thënë Zelensky.
 

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se presidenti Putin dhe aleatët e tij të ngushtë, përfshirë gjeneralët, pasqyrojnë fashizmin dhe tiraninë e shtatëdhjetë vjetëve më parë.

Dhe derisa ushtria ukrainase po vazhdon avancimin në rrethinën e rajonit të Kharkivit, duke çliruar fshatrat e reja, po mbledh trupat e pajetë të ushtarëve rusë.

Edhe në fshatin Malaya Rohan, që është çliruar më shumë se një muaj më parë, ushtarët e Ukrainës po vazhdojnë të mbledhin trupa të pajetë.

Disa prej tyre ishin varrosur nga banorët vendës, derisa shumë të tjerë kishin mbetur shtrirë rrugëve.

Trupat e më shumë se 40 ushtarëve rusë, të cilët ishin gjetur pas betejave përreth Kharkivit, po ruhen në një vagon frigorifer derisa të kërkohen nga ushtria ruse.

Veteranët dhe të mbijetuarit e Luftës së Dytë Botërore janë mbledhur në një stacion treni në Kharkiv për të shënuar ditën e të rënëve. Derisa shumë shtete në Evropë e shënojnë fitoren ndaj nazizmit në Ditën e Evropës, që rastis me dorëzimin e Gjermanisë naziste më 1945, me një dekret parlamentar të vitit 2015, Ukraina e feston Ditën e Fitores më 9 maj.