Botë

Gjykata turke lë në burg militantët dhe drejtoreshën e Amnesty International

Pas më shumë se dy javësh në qeli, vijojnë të qëndrojnë në burg 10 militantët dhe drejtoresha e Amnesti International në Turqi, Idil Eser.

Ata u arrestuan në Stamboll, gjatë një seminari për sigurinë informatike.

Sipas organizatës jo qeveritare ata akuzohen se janë pjesë e një organizate terroriste. Amnesty International ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, duke i cilësuar akuzat si absurde.

Një muaj më parë u arrestua presidenti i organizatës në Turqi, Taner Kilic, i akuzuar për lidhje me rrjetin e Fetullah Gulen.

Mes 50 mijë personave të arrestuar në vend, 2400 janë gjykatës, ushtarë dhe policë, 144 gazetarë dhe 23 prefektë.