Botë

Dy të arrestuar në Siberi për mbajtjen e pankartave kundër luftës

Descriptive Text

Dy persona janë arrestuar në rajonin siberian të Rusisë, të hënën, pasi mbanin pankarta kundër luftës në Ukrainë, raportoi Associated Press.

OVD-Info, grupi për ndihmë juridike që gjurmon arrestimet politike, ka njoftuar se një person po mbante një pankartë që thoshte “Paqe” në qytetin siberian të Irkutskut, ndërsa një tjetër në Novosibirsk u arrestua për mbajtjen e një pankarteje ku shkruhej “Më vjen turp për ju, nipër e mbesa. Ne luftuam për paqen, ju zgjodhët luftën”.

Të hënën në shumë qytete ruse, u zhvilluan parada ushtarake për të shënuar 9 majin, Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore.