Botë

Të evakuuarit nga Azovstali arrijnë në Zaporizhzhia

Të evokuarit nga Azovstali arrijnë në Zaporizhzhia

Një autobus me të evakuuarit nga fabrika e çelikut në Mariupol kanë arritur në Zaporizhzhia, sipas OKB-së.

Bëhet e ditur se më shumë se 170 persona janë shpëtuar në një operacion nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq, shkruan Sky News të dielën.

Ky aksion i fundit ka kompletuar shifrën prej 600 personash të cilët janë shpëtuar nga Mariupoli.

Koordinatori i OKB-së në Ukrainë, Osnat Lubrani, ka shkruar në Twitter: “Puna jonë ende nuk ka përfunduar. Nuk i harrojmë ata që kanë mbetur mbrapa”.