Botë

Rusët po i zhdukin gjurmët ukrainase nga Mariupoli

ukraina, rusia, luftimet, lufta, volodymyr zelensky

Pos luftimeve të armatosura, rusët po tentojnë të mos lënë asgjë ukrainase. Në hyrje të Mariupolit, qytetit më të shkatërruar në Ukrainë si pasojë e luftimeve, janë ndërruar edhe tabelat.

Mediumet ruse kanë postuar të enjten disa foto se si punëtorët i heqin tabelat e vjetra dhe i vendosin të rejat, vetëm në gjuhën ruse.

Luftimet mes forcave ukrainase dhe atyre ruse kanë vazhduar edhe gjatë ditës së 71-të.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 344 persona janë evakuuar nga Mariupoli dhe rrethina, duke u vendosur në Zaporizhzhia.

Image