Botë

E mitura indiane u përdhunua nga polici të cilit ia raportoi dhunimin nga katër burra

Një vajzë 13-vjeçare indiane, e cila dyshohet se u përdhunua në grup nga katër burra në Indi, dyshohet po ashtu se u përdhunua edhe nga një oficer policie, pasi e raportoi rastin në Polici, raportoi CNN-i të enjten.

Autoritetet në Uttar Pradesh konfirmuan të mërkurën se një oficer policie është arrestuar në lidhje me incidentin e supozuar, i cili ka shkaktuar zemërim në Indi, me shumë akuza ndaj policisë për ndihmën për të përjetësuar një kulturë sistematike të dhunës seksuale.

"Nëse stacionet e policisë nuk janë të sigurta për gratë, atëherë ku do të shkojnë ato për t'u ankuar?", ka shkruar të mërkurën në Twitter, Priyanka Gandhi Vadra, një politikane e lartë në partinë opozitare të Kongresit të Indisë, shkroi:

Pas arrestimit të tij, oficeri i akuzuar për dhunim u tha gazetarëve se ishte i pafajshëm dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur. Të gjithë oficerët në detyrë në momentin e ngjarjes së supozuar kanë marrë vërejtje dhe ndaj tyre do të merren masa nëse shpallen fajtorë.

Ndërkohë, katër burra janë arrestuar për rrëmbimin dhe përdhunimin e dyshuar të së miturës në prill, sipas policisë. Ata dyshohet se e kishin çuar vajzën në shtetin fqinj të Madhya Pradesh, ku ajo u përdhunua dhe u mbajt për katër ditë. Një grua është arrestuar gjithashtu në lidhje me incidentin e dyshuar, tha policia.