Botë

Japoni, numri i fëmijëve në rënie qe 41 vjet

Numri i fëmijëve në Japoni është në rënie prej 41 vjetësh dhe ka rënë në 14.650.000.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar numrin e fëmijëve në vend me rastin e 5 Majit, Ditës së Fëmijëve.

Sipas Ministrisë, numri i personave nën moshën 14-vjeç në Japoni është ulur me 250 mijë krahasuar me një vit më parë dhe ka rënë në 14.650.000.

Popullsia e fëmijëve është ulur në mënyrë të vazhdueshme gjatë 41 viteve të fundit.

Sipas të dhënave, në Japoni jetojnë 3.23 milionë fëmijë të moshës 12-14 vjeç, 3.13 milionë të moshës 9-11 vjeç, 3 milionë 6-8 vjeç, 2.78 milionë 3-5 vjeç dhe 2.51 milionë nën 2 vjeç.

Sipas statistikave të fundit, raporti i popullsisë së fëmijëve ndaj popullsisë totale është regjistruar në 11.7 për qind.