Botë

Rusia do t’i shënjestrojë transportet e naftës të NATO-s

putin, rusia

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, ka paralajmëruar NATO-n që të mos dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë, raporton BBC.

“Ne do të shohim të gjitha transportet e armëve dhe pajisjeve të NATO-s që arrijnë në Ukrainë si shënjestër legjitime për ta shkatërruar”, tha Shoigu për mediumet ruse.

Ai ka akuzuar NATO-n dhe aleatët e saj se po vazhdon ta furnizojë Ukrainën me armë.

SHBA-ja dhe shtetet perëndimore e kanë armatosur Ukrainën për t’i rezistuar Rusisë.

Britania e Madhe të martën ka premtuar 300 milionë funte ndihmë ushtarake, përfshirë pajisje ushtarake elektronike, sistem të radarëve dhe syze për të parë natën.