Botë

Italia pro që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së

Descriptive Text

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, duke folur në Parlamentin Evropian të martën në Strasbourg, ka thënë se Italia e përkrah anëtarësimin në BE të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Draghi ka bërë thirrje që të hapen sa më shpejt negociatat për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të marrin hov negociatat me Serbinë e malin e Zi si dhe ka thënë se Italia përkrah pritjet legjitime të Kosovës dhe të Bosnjë-Hercegovinës.

“Ne jemi pro që të gjitha këto shtete t’i bashkohen Bashkimit Evropian, po ashtu duam edhe Ukrainën si anëtare”, tha Draghi njofton “Euroactiv”.