Botë

Dorëhiqet ministri danez Nick Hakkerup

Ministri danez i Drejtësisë, Nick Hakkerup dha dorëheqjen nga posti i tij dhe do të tërhiqet nga politika.

”Po jap dorëheqjen edhe nga posti i deputetit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Hakkerup do të marrë postin e drejtorit të shoqatës daneze të birrës “Bryggeriforeningen”, më 1 qershor.

Ai tha se largimi i tij nga politika nuk duhet parë si shenjë pakënaqësie duke shtuar se qeveria kishte arritur shumë suksese, për të cilat ai është krenar.

”Puna jonë e përbashkët ishte e shkëlqyer”, tha ai, por shtoi se po kërkonte një sfidë të re./ATSH