Botë

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë do të kthehet në Kiev deri në fund të majit

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë, Lviv, Kiev, Prill 2022

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të kthehet me kryeqendrën Kiev, deri në fund të majit nëse kushtet e lejojnë, ka njoftuar të hënën e ngarkuara me punë, Kristina Kvien.

"Ne shpresojmë shumë që kushtet do të na lejojnë të kthehemi në Kiev deri në fund të muajit”, ka thënë ajo në një konferencë të mbajtur në Lviv, raportoi CNN-i të hënën.

Kvien ka deklaruar se është në pritje të sinjalit nga ekspertët e sigurisë se kur mund të bëhet kjo lëvizje.

SHBA-ja vendosi ta mbyllë Ambasadën në Kiev më 14 shkurt dhe e zhvendosi përkohësisht një numër të vogël të personelit diplomatik në Lviv, vetëm 10 ditë përpara pushtimit rus të Ukrainës.