Botë

Ministri moldav: Fati i Evropës varet nga përfundimi i luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu, ka thënë për Sky News të shtunën se fati i vendit të tij dhe gjithë Evropës, varet nga mënyra se si përfundon lufta në Ukrainë.

“E ardhmja e gjithë kontinentit varet nga kapaciteti i Ukrainës që ta ruajë sistemin e saj politik dhe qëndrueshmërinë e shtetit të saj. Në këtë kuptim, fati dhe e ardhmja e secilit shtet në këtë pjesë të botës, varet nga mënyra se si përfundon lufta, ku përfundon dhe kur përfundon”, ka thënë Popescu.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt. Ndërkohë, forcat ruse ditëve të fundit ka sulmuar edhe rajonin e shkëputur të Transistrisë në Moldavi.

Rajoni njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë, por aktualisht është i pushtuar nga Rusia.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thirrur të martën mbledhjen e Këshillit të Lartë të Sigurisë së shtetit, pas raportimeve për bombardime në rajonin e shkëputur të Transnistrisë.