Botë

Zelensky i gatshëm ta takojë Putinin, pavarësisht mizorive ruse

Descriptive Text

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka thënë mediave polake se është gati të flasë me Vladimir Putinin, pavarësisht mizorive ruse në Bucha, Mariupol dhe vende të tjera.

Zelensky thotë se dëshiron të takojë Putinin sepse "një njeri i vetëm vendos gjithçka në Rusi”, duke aluduar te presidenti rus, shkruan BBC.

Ai ka thënë gjithashtu se rreziku i prishjes së bisedimeve është i lartë për shkak të veprimeve të Rusisë në zonat e Ukrainës që forcat e saj kanë pushtuar.

"Pas Buchas dhe Mariupolit, njerëzit thjesht duan t'i vrasin. Kur ka një qëndrim të tillë, është e vështirë të flitet për ndonjë gjë", ka thënë Zelensky.

Ai vazhdoi duke thënë se është me njerëzit e tij "me zemër dhe shpirt", por "nëse ka një shans të vetëm, duhet të flasim".