Botë

Sipas SHBA-së, Rusia ka ngecur në planin për ta marrë kontrollin e Donbasit

Fushata ruse për të marrë kontrollin e rajonit të Donbasit është prapa afatit dhe po ecën ngadalë, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, shkruan BBC.

Rezistenca e madhe nga trupat ukrainase dhe kujdesi pas dështimit të Rusisë për ta marrë kontrollin e Kievit ka çuar në "progres të ngadaltë" në rajon, beson Pentagoni.

Zyrtari ka thënë se trupat ruse janë të kujdesshme për të shkuar përpara linjave të tyre të furnizimit, duke shtuar: "Ne besojmë se në thelb ajo që ata po bëjnë është të vazhdojnë të vendosin kushte për një ofensivë të qëndrueshme, më të madhe dhe më të gjatë",

Pentagoni beson se rusët "janë të paktën disa ditë prapa aty ku donin të ishin”.

Moska ka 92 grupe taktike batalioni në lindje dhe jug të Ukrainës, me më shumë të gatshëm në anën ruse të kufirit, sipas departamentit të mbrojtjes së SHBA-së.