Botë

Ukrainasit kundërshtojnë blerjen e gazit dhe naftës ruse

Descriptive Text

Qytetarët ukrainas kanë protestuar para Këshillit Evropian në Bruksel për t’i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë blerjen e gazit dhe naftës ruse. Dhjetëra protestues me flamuj ukrainas janë shtrirë përtokë si viktima të luftës.

Protestuesit e kanë kritikuar BE-në për qasjen e saj, kur në një anë ka pranuar refugjatët nga Ukraina, ndërsa në anën tjetër ka blerë gazin dhe naftën nga Rusia.

Protestuesit kanë thënë se masa e vetme që mund të realizohet nga Bashkimi Evropian është që të ndalojë gazin dhe naftën ruse.

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së të premten janë takuar në Këshillin Evropian për të diskutuar rreth ndaljes së mundshme të importit të gazit dhe naftës nga Rusia, mirëpo disa shtete ende janë në mëdyshje për shkëputjen e importit.