Botë

Shpërthime në Kiev, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e dy shpërthimeve që kanë ndodhur të enjten mbrëma në kryeqytetin ukrainas, Kiev, raportoi Reuters.

Në kanalin e tij në Telegram, këshilli i qytetit të Kievit, njoftoi se Rusia shkaktoi dy shpërthime në lagjen Shevchenkivskyi.

Shpërthimet vijnë në kohën kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po viziton Kievin për bisedime dhe ka dalë në një konferencë të përbashkët shtypi së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Më herët të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova paralajmëroi Perëndimin kundër inkurajimit të Ukrainës për të sulmuar territorin rus.