Një total prej 52 aktivistësh të të drejtave të njeriut në Kolumbi janë vrarë në tre muajt e parë të këtij viti, kanë bërë të ditur autoritetet, shkruan BBC.
Kjo është rritje e numrit të vrasjeve që prej vitit 2021, ku ishin regjistruar 145 vrasje gjatë tërë vitit.
Shumica nga viktimat janë targetuar sepse janë përplasur me interesat e grupeve të armatosura, përfshirë grupet e trafikimit të drogës, bazuar në raportet e Avokatit të Popullit në Kolumbi.
Vendi tashmë është shndërruar në ambient shumë të rrezikshme për aktivistët, është thënë në raportet e nxjerra.
Nga viktimat janë 48 burra dhe katër gra.
Një nga rastet më shokuese është ajo e Breiner David Cucuname, aktivisti indigjen 14-vjeçar i cili ishte qëlluar për vdekje në janar në një pompë derivatesh, derisa ishte i shoqëruar me një grup aktivistësh i cili mbron lëndët e personave indigjenë.
Kolumbia kishte arritur paqe pasi kishte bërë marrëveshje me një nga grupet më të mëdha të rebelëve të quajtur Forca Revolucionare e Armatosur e Kolumbisë në vitin 2016. Por, grupe tjera të armatosura kanë filluar të operojnë në vendin më të madh ku prodhohet kokaina.
Dhuna kishte filluar të rritej gjatë fundit të vitit të kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi territorin dhe burimet që përfshijnë rebelët disident të Farcut dhe anëtarët e një grupi tjetër gueril marksist e njohur si Ushtria Çlirimtare Kombëtare si dhe grupet paraushtarake të krahut të djathtë dhe bandat kriminale si Klani i Gjirit.
-
27 prill 2022 10:57
-
Shpërndaje në: