Botë

OKB: Putin u pajtua për përfshirjen tonë në evakuimin e civilëve nga Mariupoli

Descriptive Text

Presidenti rus, Vladimir Putin, është pajtuar në parim për përfshirjen e Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq në evakuimin e civilëve nga objekti i Azovstalit në Mariupol.

Raportohet se ky dakordim është arritur midis Putinit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në takimin e zhvilluar të martën në Moskë, raportoi CNN-i.

Sipas zëdhënësëit të Guterres, Stephane Dujarric, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka përsëritur qëndrimin e Kombeve të Bashkuara për Ukrainën dhe se bashkë me Putinin diskutuan propozimet për ndihmën humanitare dhe evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit.