Botë

Avioni shtetëror rus mbërrin në Beograd përmes Bullgarisë

Descriptive Text

Avioni rus “Ilyushin-Il-96-300”, në një fluturim special nga Sochi, fluturoi për në Beograd përmes Bullgarisë të dielën në mëngjes, megjithëse ky vend zyrtarisht mbylli hapësirën ajrore për avionët rusë në shkurt.

Petar Vojinoviq, redaktor i portalit Tango Six, ka shpjeguar për H1 se BE-ja pavarësisht sanksioneve, ka lënë mundësinë e fluturimit për arsye humanitare dhe shtetërore.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit flightradar24.com, avioni është nisur nga Sochi rreth orës 8 të mëngjesit dhe ka aterruar në aeroportin e Beogradit rreth orës 9:30, shkruan të dielën N1.

Ky aeroplan barte etiketën “Rossiya-Special Flight Squadron” e cila është një etiketë për avionët shtetërorë rusë.

Nuk ka asnjë informacion për këtë fluturim në faqen e aeroportit “Nikola Tesla”, ku ka zbritur avioni rus. Nga ana tjetër, fansat e aviacionit kanë postuar në Instagram foto të avionit në pistën e aeroportit të Beogradit.

Pas disa kohësh, aeroplani u ngrit nga aeroporti i Beogradit rreth orës 1 e gjysmë pasdite, sipas Flightradar24.

Sipas të dhënave të disponueshme në internet, fluturime të tilla tashmë janë realizuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë për të kthyer në Rusi diplomatët rusë, të cilët janë shpallur persona non-grata në vendet ku kanë shërbyer.

Faqja e internetit “flightradar24.com” tregon se i njëjti aeroplan fluturoi nga Moska në Kopenhagë në Danimarkë më 17 prill, por më pas fluturoi mbi Skandinavi.

Petar Vojinoviq, redaktor i portalit Tango Six, shpjegon për H1 se tashmë janë regjistruar fluturime speciale për transportin e nëpunësve civilë dhe stafit diplomatik rusë, të cilët fluturojnë mbi vendet evropiane pavarësisht ndalimit.

Ai shton se pakoja e parë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ka vendosur ndalimin e fluturimeve për avionët e pasagjerëve rusë, por është përcaktuar se avionët rusë mund të fluturojnë mbi vendet evropiane kur bëhet fjalë për arsye humanitare dhe shtetërore.

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Serbi në vitin 2019 me këtë lloj avioni Ilyushin Il-96-300. Sipas portalit tangosix.rs, tre “Ilyushin” zbarkuan në atë kohë në Beograd dhe u krijua konfuzioni për vendndodhjen e saktë të presidentit rus.