Botë

“Kasapi i Buchas”, cak i sanksioneve britanike

I ashtuquajturi "Kasapi i Buchas", nënkoloneli Azatbek Omurbekov, është shënjestruar në një valë të re sanksionesh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, raportoi BBC të enjten.

Omurbekov drejtoi një njësi që okupoi qytetin, afër Kievit, ku qindra trupa janë zbuluar. Tani ai përballet me ndalim fluturimi dhe ngrirje të aseteve bashkë me disa komandantë të tjerë.

Mbështetësit e tjerë të pushtimit rus të Ukrainës janë goditur po ashtu, përfshirë Oleg Belozyorov, drejtor i kompanisë logjistike “Hekurudhat Ruse”.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar të enjten për një valë të re sanksionesh të cilat kanë në shënjestër gjeneralët rusë të cilët kanë kryer mizori në Ukrainë.

Sekretarja e jashtme, Liz Truss, ka thënë se sanksionet e reja do të vendosen për ata që “e kanë gjakun ukrainas në duar”.