Botë

Prindërit afganë po i shesin veshkat e fëmijëve për të mbijetuar

Duke u përballur me urinë dhe varfërinë e madhe, disa afganë po shesin organet e tyre, apo edhe fëmijët e tyre, për të mbijetuar, shkruan Sky të mërkurën.

Afganistani është në prag të një fatkeqësie humanitare, me gjysmën e vendit që kërcënohet nga mungesa e ushqimit, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara (OKB).

14 milionë njerëz në Afganistan po përballen me pasiguri akute ushqimore dhe rreth 3.2 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç vuajnë nga kequshqyerja akut, sipas Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF).

Për të shpëtuar familjen e tyre nga uria, Rangin Shah dhe Fariba, një çift i ri që jeton në një shtëpi prej balte me qira në lagjen Injil, provincën Herat, kanë shitur secili një veshkë për 2.185 dollarë.

Me origjinë nga rrethi Qadis, provinca Badghis, ata u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre dy vjet më parë mes konfliktit dhe thatësirës.

"Nuk mund të gjeja një punë... u detyrova të shes veshkën time për shkak të vështirësive ekonomike", ka thënë 29-vjeçari Rangin Shah, i cili shtoi se ai fitonte mjaftueshëm për të mbajtur familjen e tij.

Kur atyre u mbaruan paratë që ai kishte kursyer nga puna e tij e mëparshme, secili shiti nga një veshkë për të mbijetuar dhe tani ata të dy përballen me probleme shëndetësore si pasojë e asaj.

Rangin Shah nuk mund të bëjë më punë të rënda fizike apo të hajë ushqime të caktuara. Fariba, 25 vjeç, tani ka nevojë për ndihmën e fqinjëve për të bërë punët e shtëpisë si larja e rrobave.

Konflikti u ka shkatërruar jetën, shtoi ajo. Nëse nuk do të kishte luftime, ata nuk do të ishin detyruar të shesin veshkat e tyre.

Një familjet tjetër në këtë provincë, tre vëllezër dhe dy motra, mes tyre edhe të moshës së mitur, shitën organet e tyre për 1.200 dollarë, që të sigurojnë ushqim. Edhe prindërit e tyre kishin shitur veshkat më herët. 

Kriza humanitare ka kapluar Afganistanin që kur talebanët morën pushtetin në duar vitin e kaluar.