Botë

Rusia merr kontrollin e qytetit të Kreminnas

19:22 - Johnson zotohet t'i japë fund varësisë nga nafta dhe gazi rus

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është zotuar të martën se do t’i japë fund varësisë nga nafta dhe gazi rus.

Derisa luftimet po vazhdojnë në Ukrainë, Johnson ka thënë para deputetëve në Westminster se prioritetet i qeverisë së Britanisë së Madhe duhet të jenë afatgjata pasi do të përballen me goditjet ekonomike të këtij agresioni rus.

Ai ka thënë se po tenton të trajtojë ndikimin e çmimeve britanike të energjisë dhe faturave familjare, raportoi BBC-ja.

Lajmi i plotë KËTU.


16:55 - Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

Rusia ka kthyer 76 ukrainas në shkëmbim të disa të të burgosurve të luftës, ka njoftuar zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Ajo ka njoftuar se Rusia ka kthyer 60 ushtarë, duke përfshirë 10 oficerë ukrainas dhe 16 civilë, raportoi të martën Reuters.

Ajo ka shtuar se është hera e pestë që vendet kanë shkëmbyer të burgosurit e luftës.

Lajmi i plotë KËTU.


14:20 - Polonia e gatshme t’i trajtojë deri në 10 mijë ushtarë ukrainas

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka deklaruar të martën se shteti i tij mund t’i trajtojë deri në 10.000 ushtarë ukrainas në spitalet e vendit, nëse është e nevojshme.

Lajmi i plotë KËTU

Image

13:49 - Rusia merr kontrollin e qytetit të Kreminnas

Trupat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit të Kreminnas, ka thënë kryetari i këtij qyteti.

Kryetari i Luhanskut, Serhiy Gaidai ka thënë në një konferencë se trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti, shkruan të martën Sky News.

“Kreminna është nën kontrollin e rusëve. Ata kanë hyrë në qytet”, ka thënë ai. “Ushtria jonë është dashur të tërhiqet. Është e pamundur të llogaritet numri i të vdekurve. Kemi shifra zyrtare, janë rreth 200 të vdekur, por në realitet janë shumë më shumë”, ka thënë Gaidai.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


13:09 - Këshilltari i Zelenskyt: Me armatim të rëndë mund të fitojmë në Lindje

Këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Ihor Zhovkva, ka thënë se Ukraina mund ta përballojë ofensivën ruse në Lindje nëse do ta marrë armatimin e duhur.

Lajmi i plotë KËTU


12:44 - Britania do të dërgojë kundërajrorë “Stormer” në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë mjete të blinduara kundërajrore në Ukrainë, për të ndihmuar forcat e Kievit në mes të tensioneve të shtuara në lindje të vendit.

Lajmi i plotë KËTU


11:38 - Rusia kërkon sërish nga trupat ukrainase në Mariupol të dorëzohen

Ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar edhe të martën forcave ukrainase që të “mos sulmojnë dhe të dorëzojnë armët”, duke ua garantuar jetën.

Lajmi i plotë KËTU

Image

11:12 - SHBA-ja po punon ta shpallë Rusinë sponsorizuese të terrorizmit

Departamenti i Shtetit Amerikan po i shqyrton të gjitha mundësitë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet në Rusi, e pos kësaj, edhe ta shpallë si sponsorizuese të terrorizmit.

Procesi për këtë, siç shkruan CNN-i të martën, mund të zgjasë disa javë derisa të merret vendimi.

“Jemi duke i shqyrtuar nga afër faktet. Po e shqyrtojmë bazuar në ligj”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit, Ned Price, kur u pyet për mundësinë e shpalljes së Rusisë si sponsorizuese e terrorizmit.

Sipas SHBA-së, përkufizimi i një shteti sponsorizues i terrorizmit është kur “ofron në mënyrë të përsëritur mbështetje për akte të terrorizmit ndërkombëtar”.

Aktualisht, SHBA-ja i ka shpallur sponsorizuese të terrorizmit Korenë e Veriut, Iranin, Kubën dhe Sirinë.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden, ta shpallë Rusinë sponsorizuese të terrorizmit.

SHBA-ja ka vendosur tashmë sanksione të ashpra ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, por futja e Rusisë në këtë “listë të zezë” do të shkaktonte gjithashtu një kosto edhe më të madhe për ekonominë e ruse.


9:53 - Për të tretën ditë me radhë s’do të ketë korridore evakuimi në Ukrainë

E marta do të shënojë ditën e tretë rresht që nuk do të ketë korridore të evakuimit në Ukrainë. Korridoret e mëhershme të hapura, të cilat kanë pasur sukses, kanë lejuar lëvizjen e njerëzve dhe bartjen e ndihmave humanitare, shkruan Sky News të martën.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


09:35 - Më shumë ukrainas po kthehen se që po ikin nga vendlindja

Rreth 2.83 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni, që kur ka nisur lufta më 24 shkurt, ka bërë të ditur të martën Roja Kufitare e Polonisë.

Lajmi i plotë KËTU

Image

08:47 - Rusia pretendon se Ukraina ka sulmuar një fshat të saj

Rusia pretendon se Ukraina ka sulmuar mëngjesin e së martës një fshat të saj.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU


8:20 - Dita e 55-të e luftimeve: Rusët po kryejnë “aksione agresive” mbi rajonet lindore

Në ditën e 55-të të luftimeve, ushtria ukrainase deklaroi se forcat ruse po kryejnë “aksione agresive” për të vendosur kontroll të plotë mbi rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut.

Siç raporton BBC-ja të martën, forcat ruse vazhdojnë lëvizjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake drejt Ukrainës, derisa e kanë bllokuar pjesërisht Kharkivin. Rusia po ashtu po e përdorë territorin bjellorus për t’i nisur sulmet ajrore.

Ukraina në 24 orët e fundit pretendon se ka shkatërruar 10 tanke, 18 njësi të blinduara dhe 8 pajisje të tjera.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, bëri të ditur se Mariupoli është ende në duart e tyre.

“Qyteti ende nuk ka rënë. Ka ende forca tona ushtarake. Ushtarët tanë po luftojnë deri në fund. Aktualisht janë në Mariupol”, tha ai.

Ukrainasit po e shfrytëzojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol si vend strategjik ndaj rusëve.


7:23 - Bideni bisedon me aleatët për izolimin e mëtejmë të Rusisë

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të zhvillojë, të martën, bisedë telefonike me aleatët për të diskutuar luftën, duke përfshirë planet për të izoluar më tej Rusinë, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti do të thërrasë një video-telefonatë me aleatët dhe partnerët për të diskutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse si pjesë e koordinimit tonë të ngushtë”, thuhet në një deklaratë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë të hënën se "nuk ka plane" që Bideni të udhëton për në Kiev. Një zyrtar i rangut të lartë, si Sekretari amerikan i shtetit, mund të dërgohet në vend të tij.