Botë

Foshnja Justin Trudeau takohet me kryeministrin kanadez Justin Trudeau

Descriptive Text

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka takuar fëmijën e refugjatëve sirianë, i cili mban emrin e tij Justin Trudeau.

Emri i plotë i fëmijës është Justin Trudeau Adam Bilan, dhe ka lindur në muajin maj, pak muaj pasi prindërit e tij kanë ikur nga lufta në Siri, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Familja vjen nga kryeqyteti Damask, dhe me të arritur në Montreal, janë përpjekur ta takojnë kryeministrin kanadez Trudeau, dhe për fat të mirë tani e kanë takuar.

Nga nëntori i vitit 2015, kur Trudeau u bë kryeministër i Kanadasë, më shumë se 40,000 refugjatë janë zhvendosur në Kanada.

{gallery}