Botë

Dhjetëra të plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut të shtunën, ka konfirmuar policia amerikane, shkruan The Guardian.

Policia ka thënë se të lënduarit po marrin kujdes mjekësor, mirëpo nuk dihet shkalla e lëndimeve.

Për momentin, nuk ka viktima të raportuara. Asnjë person nuk është arrestuar.

Pak ditë më parë, një sulm me armë ndodhi në një metro në New York, por fatmirësisht nuk pati viktima.