Botë

KB: Mbi 1900 civilë u vranë në Ukrainë

Trupat e 26 njerëzve janë gjetur në rrënojat e dy ndërtesave në qytetin Borodianka

Kombet e Bashkuara kanë regjistruar vrasjen e më shumë se 1900 civilëve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, por paralajmëroi se “shifrat aktuale janë më të larta”. Raportoi BBC të shtunën.

Nga 1982 civilë të vrarë mes 24 shkurtit dhe 14 prillit, 162 ishin fëmijë, ka thënë Zyra e Komisioneres së Lartë të KB-së për të Drejtat e Njeriut.

2651 civilë janë lënduar - 256 prej të cilëve fëmijë.

Shumica e vdekjeve dhe lëndimeve janë shkaktuar nga bombardimet dhe sulmet ajrore.

Komisionerja e lartë, Michelle Bachelet, më herët ishte shprehur e tmerruar ndaj raporteve për civilët e vrarë në Bucha, duke thënë se ata ngritën “pyetje serioze dhe shqetësuese për krime të mundshme lufte” dhe duke kërkuar që provat të ruhen.