Botë

Rusia paralajmëron më shumë sulme në Kiev pas fundosjes së luftanijes

Rusia paralajmëron më shumë sulme në Kiev pas fundosjes së luftanijes

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë të premten se ka kryer sulme me raketa në shënjestër të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, duke paralajmëruar se sulmet si ky do të intensifikohen si hakmarrje për ato që i quajti "sulme terroriste" ose "akte sabotimi" të Ukrainës në Rusi.

Rusia thotë se raketat e saj me bazë deti goditën një fabrikë në qytet gjatë natës, e cila prodhon sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa kundër anijeve, raporton BBC.

Si rezultat, "punëtoritë e uzinës për prodhimin dhe riparimin e sistemeve të raketave kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketa kundër anijeve, u shkatërruan", shtoi ministria në një deklaratë të publikuar në kanalin e saj Telegram.

Të enjten, Rusia akuzoi Ukrainën për dërgimin e helikopterëve përtej kufirit për të sulmuar disa qytete ruse.

Ndërkohë, anija kryesore luftarake e Rusisë “Moskva”, është fundosur të enjten, pas një sulmi për të cilin Ukraina pretendon se e ka kryer në drejtim të saj.