Botë

Rusia kërcënon NATO-n për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës

Rusia ka paralajmëruar NATO-n se nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në aleancën ushtarake, atëherë ajo do të marrë masa në Baltik, raportoi The Guardian të enjten. 

“Nuk mund të flitet më për ndonjë status ‘pa armë bërthamore’ për Baltikut – ekuilibri duhet të rivendoset. Deri sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do të merrte”, ka thënë Dmitry Medvedev, ish-president dhe ish-kryeministër i Rusisë.

Finlanda dhe Suedia morën një hap të madh përpara për anëtarësimin në NATO të mërkurën, pasi kryeministrat e vendeve thanë se pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar “të gjithë fushën e sigurisë” në vendet nordike.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë të mërkurën se shteti i saj do të vendosë nëse do të aplikojë për anëtarësim në aleancë “mjaft shpejt, në javë dhe jo muaj”, pavarësisht rrezikut nga Moska.