Botë

OBSH-ja i kërkon Rusisë të bëjë paqe “për hir të humanitetit”

Descriptive Text

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kërkuar të mërkurën nga Rusia që të punojë për paqe “për hir të humanitetit”.

Sipas tij, të enjten mbushen plot 50 ditë që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës dhe deri tani janë vrarë mijëra civilë, përfshirë qindra fëmijë, raportoi CNN-i.

“Nesër mbushen 50 ditë që kur Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë. Deri në këtë kohë, 4.6 milionë refugjatë e kanë lënë vendin. Mijëra civilë kanë vdekur, përfshirë fëmijë. Janë 119 sulme të verifikuara në kujdesin shëndetësor. Shërbimet shëndetësore vazhdojnë të jenë të shkatërruara, veçanërisht në lindje të shtetit”, ka thënë Tedros gjatë një konference për media në Gjenevë të mërkurën.