Botë

Zvicra miraton sanksionet e fundit të BE-së ndaj Rusisë e Bjellorusisë

zvicra, rusia, bjellorusia, 13 prill, lufta, bucha

Zvicra ka miratuar rundin e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ka bërë të ditur qeveria zvicerane të mërkurën, raporton Reuters.

Zvicra i ka sanksionuar edhe 200 individë rusë e bjellorus, përfshirë dy vajzat e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Lista e sanksioneve të Zvicrës tani pasqyron qëndrimin e BE-së”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Të premten (8 prill) Bashkimi Evropian miratoi sanksionet e reja ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, përfshirë ndalimin e importit të qymyrit, drurit, kimikateve dhe të gjitha transaksionet në katër banka ruse.

Ndryshe nga vendet e tjera, Zvicra nuk ka dëbuar asnjë diplomat rus si reagim ndaj vrasjes të civilëve në qytetin ukrainas Bucha, si dhe nuk ka përkrahur shumë prej sanksioneve që kanë vënë shtetet tjera deri më tash.