Botë

Kremlini dënon deklaratën e Bidenit se në Ukrainë po kryhet gjenocid

Descriptive Text

Kremlini e ka quajtur të papranueshëm përshkrimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për aksionet ruse në Ukrainë si “gjenocid”.

Bideni ka thënë më herët gjatë të mërkurës se ka evidencë të akteve gjenocidale nga trupat ruse, raportoi BBC-ja.

Kjo është hera e parë që Bideni e përmend fjalën gjenocid në lidhje me konfliktin në Ukrainë, shprehje kjo e përkufizuar sipas së drejtës ndërkombëtare si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish.

Kremlini ka thënë se në mënyrë kategorike nuk pajtohet me presidentin amerikan.

“Këtë përpjekje për ta shtrembëruar situatën e konsiderojmë të papranueshme”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kjo është e papranueshme nga një president amerikan”, ka shtuar ai.