Botë

Rriten çmimet e konsumit në Kinë

Descriptive Text

Çmimet e prodhimit në Kinë në mars janë rritur me 8.3 për qind në nivel vjetor, ndërsa çmimet e konsumit u rritën me 1.5 për qind.

Byroja kombëtare për statistika e Kinës publikoi të dhënat për muajin mars për rritjen e çmimeve në këtë vend, shkruan AA.

Sipas të dhënave të fundit, çmimet e prodhimit në vend u rritën me 8.3 për qind në muajin mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, çmimet e konsumit në Kinë në mars u rritën me 1.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Analistët pohojnë se rritja e ndjeshme e çmimeve të prodhimit, pavarësisht stabilitetit të çmimeve të konsumit, lidhet me rritjen e çmimeve botërore të energjisë dhe mallrave.