Botë

Gjermania ka rezerva të gazit deri në fund të verës nëse ndërpritet furnizimi nga Rusia

Gjermania ka rezerva të gazit deri në fund të verës nëse ndërpritet furnizimi nga Rusia

Rregullatori gjerman i energjisë ka thënë se rezervat shtetërore të gazit mund të zgjasin deri në fund të verës, nëse ndërpritet menjëherë furnizimi me gaz rus.

Në një intervistë për gazetën gjermane Die Zeit të martën, Klaus Mueller, shef i Rregullatorit, ka thënë se rezervat duken më mirë se sa një muaj më parë.

Mueller ka thënë se gazi i Gjermanisë mund të zgjasë deri në vjeshtë nëse furnizimi ndërpritet.

Më herët kemi raportuar se presidenti i Ukrainës Zelensky ka kritikuar edhe një herë Bashkimin Evropian, përfshirë Gjermaninë, për mos reduktimin e varësisë nga energjia ruse.

Ai i ka kërkuar BE-së të përfshijë importet e naftës dhe gazit nga Rusia në grupin e saj të ardhshëm të sanksioneve, për të cilat ende duhet rënë dakord nga vendet anëtare.