Botë

Macron: Asgjë nuk është vendosur

Emmanuel Macon po vazhdon vazhdon të trajtojë koston e jetesës, një temë kryesore e fushatës së kundërshtares së tij të raundit të dytë Le Pen.

Mënyra e vetme për ta trajtuar këtë, këmbëngul ai, është duke ecur përpara me programin politik të partisë së tij.

“Debati që do të kemi gjatë dy javëve të ardhshme do të jetë vendimtar për vendin tonë dhe Evropën”, u tha ai mbështetësve të tij në selinë e tij të fushatës, duke u kërkuar atyre “të mos kursejnë asnjë përpjekje” për të tërhequr votuesit në anën e tij.

Ai shton: “Unë besoj tek ne të gjithë, pavarësisht prejardhjes, besimit”.

Ai e përfundoi fjalimin e tij të shkurtër drejtuar mbështetësve të tij duke thënë: "Unë po llogaris te ju. Asgjë nuk është vendosur. Le të ecim përpara."