Botë

Shkon në 57 numri i të vdekurve në stacionin e trenit të Kramatorskut

Shkon në 57 numri i të vdekurve në stacionin e trenit të Kramatorskut

Kreu i  administratës ushtarake rajonale të Donetskut tha të dielën se numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në stacionin e trenit në Kramatorsk, Ukrainë, është rritur në 57, shkruan Sky News.

“Që nga ora 11 e mëngjesit të sotëm, 10 prill, numri është gjithsej 57 të vdekur dhe 109 të plagosur”, tha Pavlo Kyrylenko.

“Të lënduarit lehtë janë liruar për të shkuar në shtëpi, të lënduarit e rëndë po transportohen në rajone të sigurta dhe po iu ofrohet ndihma e nevojshme”, ka thënë ai.