Botë

Kryeministri Bennett thotë se do të ketë “ofensivë” në Palestinë

Descriptive Text

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar se do të ketë ofensivë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve palestineze dhe përshkallëzimit të tensioneve në rajonin e kontestuar në Lindje të Mesme.

Ai ka thënë se ushtria dhe inteligjenca izraelite do të ndërmarrë luftë, sikurse ka thënë ai, kundër terrorit të militantëve palestinezë. Alarmin e ka ngritur gjatë takimit që ka pasur me anëtarët e kabinetit qeveritar të Izraelit.

Zhvillimet vijnë pas një mori sulmesh vdekjeprurëse prej palestinezëve në Izraeli gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, që sivjet përkon me shumë festa të rëndësishme të hebrenjve dhe të krishterëve. Ushtria izraelite ka thënë se rreth 100 palestinezë kanë marshuar drejt një faltoreje në Bregun Perëndimor, duke shkaktuar trazira.

Forcat izraelite vazhdojnë të operojnë në Jenin dhe rrethinën e tij, prej nga ishin dy prej sulmuesve që shkaktuan sulme vdekjeprurëse kundër izraelitëve në javët e fundit.