Botë

Pas 233 vjetësh, Gjykata e Lartë e SHBA-së bëhet me gjyqtare afro-amerikane

Gjykata e Lartë e SHBA-së do të ketë tani e tutje një gjyqtare afro-amerikane, për herë të parë në historinë e saj 233-vjeçare, pasi Senati konfirmoi të enjten gjyqtaren Ketanji Brown Jackson në panelin prej nëntë anëtarëve.

Emërimi i saj u bë me një votim 53 pro dhe 47 kundër, raportoi BBC-ja të enjten.

Emërimi i gjyqtares Jackson përmbush premtimin e fushatës së presidentit Joe Biden për të vendosur një afro-amerikane në krye të gjykatës.

Chuck Schumer, udhëheqësi i mazhorancës, e quajti këtë një "ditë të gëzueshme" për SHBA-në.

Votimi u mbikëqyr nga zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, afro-amerikania e parë që mban postin e lartë.

Jackson 51 vjeçe, do të zëvendësojë Stephen Breyerin, një gjyqtar tjetër liberal.