Botë

Trumpi nis të shtojë pasurinë pas largimit nga pushteti

Descriptive Text

Më shumë se 14 muaj pasi u largua nga posti, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka nisur të zgjerojë pasurinë e tij. Sipas shifrave më të reja të prestigjiozes “Forbes”, pasuria e tij ka arritur në gati tre miliardë dollarë.

Kur Trumpi ishte në garë për president më 2016, pasuria e tij ishte 4.5 miliardë dollarë. Numrat ranë gjatë kohës sa ishte në pushtet, deri në 2.1 miliardë dollarë më 2020, e që më pas pati ngritje të lehtë deri në 2.4 më 2021 pas largimit nga zyra e presidentit.

Edhe pse është raportuar se ka pasur shumë ngecje në fillim, ka qenë rrjeti social “Truth Social” që ia ka shtuar pasurinë Trumpit. Aksionet e këtij rrjeti social kanë kërcyer nga fillimi prej 10 dollarësh në më shumë se 56 të hënën.

Sipas “Forbes”, Trumpi tash është personi i 1012-të më i pasur në botë.