Botë

Rusët godasin një rezervuar të acidit nitrik, banorët udhëzohen të qëndrojnë brenda

Descriptive Text

Banorëve në qytetin lindor të Ukrainës, Rubizhne, u është thënë të qëndrojnë brenda, pasi një sulm rus goditi një rezervuar me acid nitrik, duke shkaktuar një re tymi toksik i cili e mbuloi zonën.

Është e paqartë se sa acid kishte në tanker, por substanca është “mjaft toksike”, paralajmëroi të martën kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, Serhiy Haidai.

Njerëzve u është thënë të qëndrojnë brenda ose të mbajnë maskë në fytyrë, shkruan CNN.

“Më mirë të presësh brenda, ky acid do të dekompozohet pas shiut. Por askush nuk e di se kur do të bjerë shi. Prandaj, ju lutemi shikoni këtë re rozë dhe nëse ajo lëviz drejt jush, ju lutemi fshihuni brenda dhe prisni brenda. Ishte një goditje e drejtpërdrejtë në tanker”, tha Haidai.

Dulmi vjen pasi ushtria ruse tha se po e zhvendos fokusin e saj në rajonin lindor të Donbasit, për çka tërhoqi forcat nga Kievi dhe pjesa tjetër e veriut të Ukrainës.